Lokacioni

Bregu Diellit, Prishtinë

Puhiza 1, Prishtine

Bregut të diellit nuk ka se si të i mungojë Puhiza e këndshme.

Kompleksi afaristo-banesor Puhiza në lagjen Bregu i Diellit është një ndërtim i cili i ka shtuar hijeshinë kësaj lagje. Ky kompleks përmban banesa dhe lokale afariste. Banesat e këtij kompleksi kanë parkingjet nëntokësore dhe depot të cilat janë pjesë e domosdoshme për çdo familje.

Përkushtimi dhe profesionalizmi i kompanisë Agullimi ka bërë që kjo ndërtesë të jetë model i ndërtimit me standardet më të larta. Për të siguruar një kualitet të lartë, ne me kujdes kemi përzgjedhur kompanitë furnitore, duke selektuar vetëm brendet e njohura botërore të dëshmuara në fushën e ndërtimtarisë.