Lokacioni

Rr. Isa Kastrati, Velani, Prishtinë

Puhiza 3, Prishtine

Me një përkushtim deri në detajin e fundit, ky kompleks pritet të jetë një ndër objektet me arkitekturën me moderne në vend.
Kompleksi përmban elemente urbane të tipit gjysmë të mbyllur ku volumet e objekteve të banimit formojnë kuartin me parkun për banorë të rrethuar me objekte, duke krijuar siguri dhe hapësirë me lojëra për fëmijë, fushë sportive dhe elemente tjera urbane.”

Me përzierjen e funksioneve si ato të banimit, me afarizëm dhe administratë bën që kompleksi të ketë jetë 24h, element i cili rritë vlerat e hapësirave të banimit. Dizajni i ndërtesave është i karakterizuar me përdorimin e fasadave të thjeshta dhe moderne, i cili reflekton stilin bashkëkohorë, gjithashtu forma e objekteve terasore të banimit të orientuara nga qyteti na jep ndjenjën e apartmenteve luksoze. Tendenca është që të krijojmë njësi banesore të cilat janë përtej pritjeve të familjeve që do të banojnë, duke i dhënë çdo hapësire vlerë të lartë me materialet e projektuara dhe për të siguruar cilësi të lartë për klientët.

Bëhuni banorë i kompleksit Puhiza 3, aty ku puhiza përshkon jetën tuaj çdo ditë!

Ju mirëpresim të jeni pjesë e këtij projekti për të realizuar qëllimet tuaja!