Lokacioni

Rr. Deshmoret e Lirisë, Gjakovë

Sunrise, Gjakove

Ky kompleks mbështetet në kërkesat në rritje nga klientët për ndërtesa të ulëta dhe hapësira banimi në një ambient të qetë dhe të gjelbëruar, prandaj të gjitha lamellat janë B + P + pesë kate të larta dhe me një dizajn shumë të veçantë.

Kompleksi ekskluziv banesor përbëhet prej tri lamellave B + P + 5 kate, në një sipërfaqe prej 8‘ooo m2, ku vetëm 60% e sipërfaqes shfrytëzohet për ndërtim, kurse 40% mbetet hapësirë e lirë. Kompleksi posedon vendparkingjet e jashtme dhe garazhet nëntokësore.

Ndërtimet tona karakterizohen me një akitekturë e cila përveq që i jep objektit një pamje të bukur dhe një ngjyrë të përjetshme, posedon edhe një termoizolator të nivelit të lartë. Për të siguruar një kualitet të lartë, ne me kujdes kemi përzgjedhur kompanitë furnitore, duke selektuar vetëm brendet e njohura botërore të dëshmuara në fushën e ndërtimtarisë.