Lokacioni

Çagllavicë, Prishtinë

Swiss Vilage, Prishtine

Swiss Village është lagje e stilit modern, e pozicionuar në jugëperëndim të Prishtinës, saktësisht në rrethin dhe mbikalimin e Çagllavicës, një pozitë ku qasja për në qytet si dhe lidhjet tjera jashtë tij janë shumë të lehta.

Me qëllim që të ofrojmë standard sa më lartë jetese dhe funksionimi, zgjidhja urbane dhe arkitektura e shtëpive të lagjes është bërë me konkurs profesional, duke vendosur kriteret më të larta të projektimit në këtë fushë.

Lagja është e tipit të mbyllur, me mirëmbajtje dhe kontroll sigurie 24h, e organizuar me shtëpi luksoze, infrastrukturë moderne, rrugë të gjëra me pjesë përcjellëse, parkingje të mjaftueshme për banorë dhe musafir, hapësira të gjelbruara, hapësira për rekreacion, shëtitore, kopsht të fëmijëve, qendra tregtare dhe shumë elemente tjera për një ambinet të rehatshëm, funksional dhe të sigurtë.

 

Materialet e përdorura janë të gjitha të kualitetit të lartë, me çertifikata të dëshmuara në kohë.

Lagja Swiss Village ofron 4 lloje të shtëpive për të plotësuar nevojat e familjeve të ndryshme ku dëshira dhe ëndrra e secilit anëtarë realizohet.

Agullimi-Lagje-Swiss-Village